by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Inspektorët sanitarë të rajonit të Mitrovicës, kanë mbetur pa zyrë tash e disa muaj.
Përballja me mungesën e hapësirave fizike po sfidon funksionimin efikas të tyre. Atyre u ishte kërkuar t’i lirojnë zyrat meqë aty ishin me qira. Të njëjtit qe disa muaj tashmë kanë mbetur pa kushte bazike të punës.
Nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, kanë thënë se kanë krijuar krijua grupin punues për vlerësimin e nevojave për akomodimin e inspektorateve dhe U.D. Shefi i Inspektoratit Sanitar, gjatë këtij vlerësimi ka paraqitur nevojën për akomodimin e vetëm 16 inspektorëve sanitarë.
MSh po ashtu ka deklaruar se ka siguruar zyra për inspektorët sanitar në ambientet e Institutit Kombëtar për Shëndet Publik, mirëpo drejtuesi i Inspektoratit Sanitar, përgjegjës për planifikimin e zyrave për akomodimin e inspektorëve, ka refuzuar adaptimin e zyrave për inspektorët sanitar brenda ambientit të IKShPK-së.
“Inspektorati Sanitar tashmë funksionon në nivel qendror, konkretisht si pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë. Dëshirojmë të ju sqarojmë se Ministria e Shëndetësisë ka krijua grupin punues për vlerësimin e nevojave për akomodimin e inspektorateve. Në këtë grup punues kanë marrë pjesë Departamenti i Administratës dhe Shërbimeve të Përgjithshme të MSh-së, Inspektoratit Sanitar, Inspektoratit Shëndetësorë dhe ai Farmaceutik, të cilët kanë arritur në një përfundim bazuar në vlerësimin e këtyre nevojave.
U.D. Shefi i Inspektoratit Sanitar, gjatë këtij vlerësimi ka paraqitur nevojën për akomodimin e vetëm 16 inspektorëve sanitar.
Arsyeja e marrjes me qira të këtij objekti është për shkak se, Administrata Publike, e cila është në kuadër të MPB-së, nuk ka arritur të siguroj një hapësirë për akomodimin e këtyre inspektorateve, prandaj MSh ka bërë thirrje publike për marrjen me qira të një objekti për akomodim, ku aktualisht në këtë objekt janë të akomoduar: Inspektorati Shëndetësor, 16 inspektorët sanitar, Inspektorati Farmaceutik, Departamenti për Shëndetësi në Burgje dhe Njësia Koordinuese e Bankës Botërore.
Megjithatë, MSh ka siguruar zyra për inspektorët sanitar në ambientet e Institutit Kombëtar për Shëndet Publik, mirëpo drejtuesi i Inspektoratit Sanitar, përgjegjës për planifikimin e zyrave për akomodimin e inspektorëve, ka refuzuar adaptimin e zyrave për inspektorët sanitar brenda ambientit të IKShPK-së”, është thënë në përgjigjen e MSH-së
Janë publikuar pamje të tjera të momentit kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, ndërsa policët i gjuhën sipër. 27-vjeçari vdiq të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë. Veçojmë se lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin
Vëllai i Agon Zejnullahut ka rrëfyer me lot në sy për gjendjen e trupit të të ndjerit, të cilin familjarët e panë pas vdekjes. Sipas tij, shenjat e dhunës ishin të dukshme dhe se kishte mbi 20 plagë. Ai në në T7 tha se të dy brinjët kanë qenë krejtësisht të mavijosura. “Mbi
Burim Berisha nuk do të kandidojë më për kryetar të Fushë-Kosovës, nga radhët e LDK-së. Në vend të tij, LDK-ja në Fushë-Kosovë do të përfaqësohet nga Besnik Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. “Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën, sonte kur darkoi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Ai dha më shumë detaje mbi deklaratat e tij se kishte ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër diskutimesh, ai specifikon se ajo ndodhi rreth tri më parë. ”Ne bëmë një punë të