Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka konfimuar se nuk raportohet për tw lënduar.

Ai tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit janë duke punuar intensivisht për të lokalizuar flakët.

“Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit,” ka deklaruar Borovci për Insajderin.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën përreth për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar ndërhyrjen e ekipeve emergjente.

“Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente“.

Related Posts

  •     Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.

  •     Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës

  •     Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)

  •     Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një objekt depo të kompanisë IPKO në Zonën Industriale të Prishtinës gjatë mbrëmjes së së enjtes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e zjarrit, por sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke përfshirë një