• 1 Dhjetor 2025 12:25

Osmani vazhdon takimet për zhbllokimin e Kuvendit, takohet me Kusari-Lilën

Kor 3, 2025

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar sot takimet me përfaqësues të partive më të vogla parlamentare, në përpjekje për të gjetur zgjidhje ndaj bllokadës që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta KFVA.

Në kuadër të këtyre takimeve, Osmani ka pritur në Presidencë kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Përveç saj, shefja e shtetit ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë të komuniteteve jo-shumicë, përfshirë kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxha, kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, si dhe kryetarin e partisë Demokratska Stranka Bošnjaka, Rasim Demiri.