by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim liderët e partive Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT.
Këto takime erdhën pas atyre të djeshme që e para e shtetit i mbajti me krerët e partive më të mëdha shqiptare, ku edhe sot u diskutua konstituimi i kuvendit.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar se zbatimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe ky aktgjykim ka sqaruar se konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim e jo opsion”.
“Më tej, Presidentja Osmani ka përsëritur thirrjen ndaj liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjendet rrugëdalja për konstituimin e Kuvendit”, tha Osmani, transmeton KFVA.
Tutje, Osmani tha se mungesa e legjislativit po krijon vakuum institucional që shkakton, sipas saj, erosion të demokracisë dhe dëmton funksionimin e shtetit.
“Në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës, Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament edhe përgjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.
Sot është mbajtur seanca e 41-të e kuvendit, ku sërish ka dështuar Komisioni për Votim të Fshehtë, në të cilin po insiston Lëvizja Vetëvendosje.
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)