by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk e ka pranuar fajësinë as në seancën e shqyrtimit gjyqësor më 03.07.2025 lidhur me akuzën që prokuroria ja vë në barrë.
“Absolutisht i pafajshëm”- ishte deklarimi i Krasniqit kur u pyet nga gjyqtari, Arben Hoti se si qëndron deklarimi i tij lidhur me pretendimet e prokurorisë.
Krasniqi nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka bërë tregti për energji elektrike me një kompani sllovene e cila nuk ishte e licencuar në Kosovë.
Lidhur me këtë Prokuroria Speciale ka paraiqtur fjalët hyrëse ku ka thënë se Gjykata do të bindet në fund të procesit se Krasniqi është fajtor dhe këtë vepër penale e ka kryer me dashje.
Akuza e prokurorisë rëndon mbi Krasniqin se Korporatës Energjitike të Kosovës i është shkaktuar dëm mbi 3 milionë euro pasi Zyra për Rregullatorin e Energjisë Elektrike e kishte gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro, si shkak i veprimeve të Krasniqit.
Lidhur me këtë pretendim, prokurori – Dren Paca tha se Krasniqi me dashje ja kishte mundësuar Holding Slovenske Elektrane tregtimin e energjisë elektrike ndonëse ishte vënë në dijeni nga ZRRE dhe Zyra ligjore e KEK-ut që i kishin bërë me dije që të ndërprehet tregtimi i energjisë elektrike me këtë kompani.
Në fund Paca tha se pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe pasi të shikohen e analizohen provat që prokuroria i ka për këtë rast, do të vërtetohet se Kransiqi ka kryer veprën penale për të cilën edhe akuzohet.
Ibrahimaga tha se, kompania sllovene nuk ka importuar rrymë në Kosovë gjë e cila gjen mbështetje edhe në kontratën e cila ishte bërë për këtë rast, pasi shitblerja e mallit (energjisë elektrike) ishte bërë jashtë Kosovës.
Tutje lidhur me pretendimin e prokurorisë se kompania sllovene nuk ka qenë e licensuar në Kosovë, tha se një kompani që merret me tregtim të mallit në këtë rast kompania sllovene nuk është e domosdoshme që të licensohet në Kosovë.
Sipas tij, nuk është e domosdoshme licecnimi pasi ligji i ZRRE-së i njeh licecnat e operatorëve ekonomikë të licencuara e që bëjnë pjesë në Traktatin e Bashkimit Evriopian për Energji Elektrike.
Ibrahimaga tha se ZRRE kishte gjobitur KEK me 3.2 milionë euro, por që rasti ende është në Gjyktë duke u kontestuar dhe nuk ka një vendim përfundimtar për këtë rast.
Në fund Ibrahimaga tha se Krasniqi do të dalë i pafajshëm nga ky rast.
Sipas një dispozitivi të aktakuzës të siguruar nga KALLXO.com, Krasniqi akuzohet se i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.
“…ashtu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji”– thuhet në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, këto veprime i mundësonin kompanisë nga Sllovenia “Holding Slovenske Elektrane” – HSE tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës,
Mes tjerash, në këtë dispozitiv theksohet se të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore duke dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës në vlerë prej 531,920.79 euro.
“…dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Republikës së Kosovës apo në vlerë prej 531,920.79 Euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3,229,905.00 Euro”– vijon tutje.
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)