Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se ky subjekt i ka “4-5 kryetarë”, dy prej tyre në Hagë.

Madje, Kurti foli edhe për vizitat e zyrtarëve partiakë te Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që sipas tij, bëhen për të marrë instruksione politike, raporton KFVA.

Për këtë deklaratë ka folur për Periskopin, Ish- nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ai e konsideroi të ulët që vjen për shkak të frikës që Kurti e ka.

“Nuk është deklaratë krejt rastësisht. Nuk deklaratë e dalur për nguti, e pamenduar mirë. Thjesht është deklaratë për të dëmtuar dhe për të çu mesazh në Gjykatë, se atje se aktakuza e dytë e ngritur e Hashim Thaçit është me bazë. Është e qëllimshme edhe pse po tham që është shumë e turpshme, është deklaratë shumë e ulët, e pamenduar mirë, por ajo që më gëzon me këtë deklaratë është frika e tij se është t’u e humb pushtetin”, u spre ai.

Haradinaj ka thënë që Kurti ëstë impulsiv sepse sipas tij nuk e ka më forcën.

Por pavarësist sulmeve, Haradinaj thotë që Hashim Thaçi nuk përkulet.

“Kurtin nuk e kemi pa kaq impulsiv në këto sendet e pushtetit, e ka ndje veten të sigurt, e ka pa që nuk e ka forcën, dhe unë po thamë që është thjesht një bazë dhe s’ka deklaratë më të ulët, dhe nuk mendoj që ka qenë ndonjëherë më të ulëta, dhe ma të papëlqyeshme kombëtarisht…. Hashim Thaçi nuk është burrë që shtrihet, nuk është burrë përkulet, megjithatë është në rrethana të jashtëzakonshme dhe unë mendoj që më së paku iu ka dasht Kosovës kjo deklaratë dhe atij ndoshta iu ka dasht, unë mendoj që nuk duhet prej fije kashte me kall jorganin, ai duhet me u mar me politikë, këto janë sende të cilat do t’i hakmerren dhe unë mendoj që ai është ka tregon që është ka humb dita ditës”, ta ai për Periskopin.

Haradinaj foli edhe për shpenzimet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilat nuk shkon muaji, pa i publikuar pushteti.

Ai thotë që po të ishte në dorë të Kurtit, do t’i kishte ndalur investimin për mbrojtjen e ish krerëve.

Haradinaj thotë që VV’ja po harron që Hashim Thaci e Kadri Veseli janë brumi i kësaj shtetësie.

“E para ato përmenden pa pikë nevoje, sepse në fund të fundit falë zotit që është atje po vendosen këto, sepse ai as nuk do t’i kishte leju hic, bile mos t’kish investu kundër që ata sa më tepër me u ndjek, ata po harrojnë që s’janë Hashim Thac e Kadri Vesel, s’janë individ, s’janë as UÇK, por ata janë Kosova, dhe unë nuk e di se kujt i bjen mirë në këtë Kosovë që secili me emrin e vet po i quan shtet dhr patriot të këtij shteti, dhe nuk i don ose sulmon bazamentin, forcën, tharmin, brumin e kësaj shtetësie. Për mua është absurditet i madh dhe është paradoks kjo të thirresh shtetin, të thirrin Kosovën e lirë dhe të mos e duash frymën dhe themelet e lirië”, ka thënë Haradinaj p

Related Posts