Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë.

Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës fazat e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë janë të ndara, prandaj vështirësitë në një proces nuk përjashtojnë suksesin në tjetrin.

“Nuk i kemi numrat për Kuvend. Për qeveri mendojmë që i kemi, për Kuvend jo. Aktualisht jo. Në sistemin aktual kushtetues të Kosovës këtu dy faza janë bërë siç janë bërë. S’jam dakort me sistemin aktual, por këto janë rregullat. Fazat janë të ndara, përndryshe nëse e bashkojmë konsitumin e Kuvendit me formimin e qeverisë atëherë edhe politikisht edhe fushatat zgjedhore, koalicion zgjedhore me u ndërtu ndryshe. Me synimin që në start pas zgjedhjeve me i pas 61 ose më shumë”, ka thënë Kraki.

Related Posts

  •     Lidhja Demokratike e Kosovës sot do t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese. Haziri tha mbrëmë në Klan Kosova se pyetja e LDK-së për Kushtetuesen do të jetë se a ka të drejtë kryesuesi i kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin

  •     Sot, me datë 4 korrik, festohet Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776 – momenti kur 13 kolonitë shpallën ndarjen nga Mbretëria e Bashkuar, transmeton KFVA. Ajo shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar zhvillohen megajustime

  •     Sot parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-33 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 37°C, njofton MeteoKosova, njofton Gazeta

  •     Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.