by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 41-tën herë me radhë që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet.
Nga 99 deputetë sa ishin prezentë 54 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për këtë komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
Përfaqësues të këtyre partive dolën në foltore, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e shkelë Kushtetutën. Megjithatë, atyre iu ndal mikrofoni për shkak se nuk dhanë emra për anëtarë të komisionit.
Dështimi i radhës erdhi pas takimeve që mbajti dje dhe sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me krerët e partive me synimin që të dilet nga kriza institucionale.
Osmani tha se dje u ka bërë thirrje liderëve që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor” të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.
Sidoqoftë, këto takime nuk dhanë rezultat sot.
Para seancës së sotme sërish pati protestë nga përfaqësues të shoqërisë civile me thirrjet për dalje nga ngërçi.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga partitë politike që “të gjejnë një zgjidhje, që të bëjnë kompromis”.
Ai tha se shpresojnë që do të ketë reflektim dhe që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari “të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës”.
Më 26 qershor Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykim përmes së cilit obligoi deputetët e Kuvendit që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.
Lëvizja Vetëvendosje insiston se Kushtetuesja nuk e ka hedhur poshtë formën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa partitë tjera thonë se në aktgjykim thuhet qartë se kryeparlamentari duhet të zgjidhet sipas praktikave të deritanishme me votim të hapur.
1 mijë e 859 euro është paga e një deputeti, të cilën të gjithë e kanë marr brenda një muaji kur në fakt në Kuvend kanë kryer punë minimale, pjesëmarrje në seanca dy minutëshe. Përveç pagës bazë disa prej tyre u paguan edhe për gjysmën e prillit e për përvojën e tyre. Kjo
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim liderët e partive Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT. Këto takime erdhën pas atyre të djeshme që e para e shtetit i mbajti me krerët e partive më
Qeveria e Kosovës që vazhdon të drejtohet nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, pasi ka dështuar që ta hapë në mënyrë të njëanshme Urën kryesore të Ibrit, ka vendosur që në të dy anët e saj, të ndërtojë dy ura të reja. Për këtë, Kurti bashkë me ministra e deputetë kishte udhëtuar për
Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka njoftuar të enjten se gjatë bisedës telefonike të gjashtë mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, janë bërë të qarta qëllimet për të arritur një “zgjidhje të negociuar” për luftën në Ukrainë, sipas raportimeve të Reuters. Megjithatë, Putin ka theksuar se Rusia