Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

]Policia spanjolle ka publikuar detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën futbollistëve portugezë Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Ngjarja ka tronditur botën e futbollit dhe opinionin publik në Portugali dhe Spanjë.

Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 pas mesnate në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla në provincën e Zamorës. Dyshja po udhëtonte me një makinë luksoze Lamborghini kur ndodhi fatkeqësia.

Hetimet paraprake sugjerojnë se një gomë e pasme shpërtheu gjatë një përpjekjeje për tejkalim, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe më pas të përfshihet nga flakët. Zjarri i shkaktuar u përhap edhe në bimësinë përreth.

Në një deklaratë zyrtare, policia lokale sqaroi: “Të gjitha të dhënat tregojnë se mjeti humbi kontrollin pas shpërthimit të gomës gjatë tejkalimit. Si pasojë, makina mori flakë dhe të dy pasagjerët humbën jetën në vendngjarje. Njëri u identifikua si Diogo Jota, futbollist i Liverpoolit, ndërsa tjetri ishte vëllai i tij, Andre Silva.”

Dëshmitarët okularë njoftuan menjëherë shërbimet emergjente, por kur ekipet mbërritën në vendngjarje, ishte tepër vonë. Zjarri kishte përfshirë të gjithë automjetin dhe dy personat në të nuk mundën të shpëtonin.

Tanimë janë publikuar edhe pamjet e makinës e cila është djegur e gjitha.

Për shkak të përmasave të dëmit, trupat e viktimave fillimisht nuk mund të identifikoheshin menjëherë. Vetëm pas verifikimeve mjeko-ligjore u konfirmua identiteti i dy futbollistëve.

Vdekja tragjike e Jotës dhe vëllait të tij ka shkaktuar trishtim të thellë në radhët e sportdashësve. Homazhet nga klubi i Liverpoolit dhe komuniteti futbollistik kanë nisur menjëherë, ndërsa hetimet për aksidentin vijojnë.

Videon e gjeni këtu:

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina