Temperaturat e larta, edhe Apeli vendos ta reduktojë orarin e punës

 

 

Pas Gjykatës Komerciale, edhe Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka reduktuar punën shkaku i temperaturave të larta, ashtu që gjyqtarët dhe stafi mbështetës janë liruar nga puna pas mesditës, shkruan KFVA.

Sipas njofitmit kjo do të vazhdojë deri në përmirësim të gjendjes.

“Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka vendosur që të reduktohet puna në këtë gjykatë, ashtu që gjyqtarët dhe stafi mbështetës janë liruar nga puna pas mesditës. Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe sanimi i problemeve me menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…