SHBA: Irani ngarkoi mina në anije për të bllokuar Hormuzin

 

 

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se ushtria iraniane ka ngarkuar mina në disa anije në Gjirin Persik në qershor, një shenjë se po përgatitej të bllokonte Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve izraelite. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët amerikanë për Reuters.

Ky veprim, sipas inteligjencës amerikane, sugjeronte se Teherani ishte serioz në lidhje me mbylljen e një prej korridoreve më të ngarkuara të transportit detar në botë, me rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit që kalojnë nëpër këtë zonë ujore.

Nuk është e qartë se kur Irani i vendosi minat në anije, ose nëse ato janë shkarkuar që atëherë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…