by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se po përgatitet për thirrjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm, me karakter vendimmarrës, për të përcaktuar veprimet sindikale në rast se vazhdon boshllëku institucional dhe mungesa e dialogut me autoritetet qendrore.
Në një komunikatë për media, SBASHK-u thekson se “në takimet e shpeshta me udhëheqësit sindikal nga të gjitha nivelet e arsimit, ka analizuar me kujdes situatën aktuale politike dhe institucionale në vend”. Sipas kësaj komunikate, gjatë këtyre analizave janë shprehur “kritika të argumentuara ndaj partisë që doli e para në zgjedhjet e shkurtit”, të cilën e akuzon se po injoron vullnetin e qytetarëve dhe po lë anash prioritetet reale të vendit, përfshirë edhe interesat e punëtorëve të arsimit.
SBASHK-u shpreh shqetësimin se, për shkak të mungesës së institucioneve funksionale, “nuk ka se kujt t’i adresohen kërkesat e punëtorëve arsimor”, duke e cilësuar këtë si një boshllëk serioz institucional. Në këtë kontekst, sindikata ka intensifikuar kontaktet me strukturat sindikale në gjithë vendin, nga çerdhet deri te universitetet.
“Unanimisht është vendosur që të nisin përgatitjet për mbajtjen e një Kongresi të jashtëzakonshëm. Ky Kongres do të ketë karakter vendimmarrës për veprime të mëtejshme sindikale. Në të do të shqyrtohet dhe vendoset qartë nëse muaji shtator do të shënojë fillimin e vitit të ri shkollor, apo do të jetë fillimi i veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Sindikata shton se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të arsimit, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që “të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimor”.
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka reaguar pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike përfundoi vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në dokumentin e plotë, përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor. Këtë konstatim, familja e të ndjerës e
Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 45-ën herë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, por në votim s’morën pjesë partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar. Në sallë të
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62 të Policisë së Kosovës ka folur për rastin tragjik të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në duar të pesë policëve kosovarë, shkruan Express, transmeton KFVA. Hoxha ka thënë se s’do të lejojë
Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve, raporton EO, transmeton KFVA. “Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin