Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

 

 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, tha se ai personalisht s’ka shprehur ndonjë interesim për të qenë kandidat.

Peci tha se ka pasur kërkesë tepër të madhe të qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve që vijnë nga Mitrovica por edhe të disa qendrave të tjera që e kanë vlerësuar që sipas tij, është me interes që ai të jetë kandidat për Mitrovicë.

“Kërkesat kanë ardhur duke u rritur secilën herë dhe në funksion të kësaj, kam diskutuar edhe me ministra të tjerë dhe pastaj ka kulmuar me një diskutim të gjatë, ndoshta mbi pesë orësh, me kryeministrin për krejt objektivat dhe synimet që i ka qeveria për atë pjesë”.

“Kur u shpalosën të gjitha planet dhe objektivat dhe kur e paraqita pikëpamjen time, se cilat janë veprimet ose qasja që duhet ta ketë qeveria qendrore karshi Mitrovicës, atëherë në ecje e sipër të këtij diskutimi nuk mbeti gjë tjetër vetëm se të pajtohem që të jem kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për Mitrovicë”, tha Peci.

Tutje, ai u shpreh se Mitrovica vazhdon të mbetet pjesë e krenarisë por edhe plaga e Kosovës, për të cilën tha se kohën e fundit ka filluar të shërohet.

“Prej përvojës time, me gjasë, pozicionet në politikë që më lehtë janë të arritshme, janë ato që të cilat personalisht nuk i kërkon”.

“Personalisht nuk kam kërkuar që të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës. Pavarësisht që unë e dua krejt Kosovën, Mitrovica mbetet pjesa e krenarisë por edhe plaga e Kosovës që kohën e fundit ka filluar të shërohet në shumë aspekte”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…