Kurti: Nuk po e votojmë Albulena Haxhiun për mbretëreshë por për kryekuvendare, ta provojmë votimin e fshehtë

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mundësisë së kompromisit sa i përket propozimit të një emri tjetër për kryetar të Kuvendit.

“Në bazë të kushtetuesës propozimin e hedhë grupi më i madh parlamentar, fituesi i zgjedhjeve. Propozimi ynë është Albulena Haxhiu dhe jo dikush tjetër. Duhet të përcaktohemi edhe për të gjithë nënkryetarët. Ne nuk po votojmë për Albulena HAxhiun mbretëreshë por për kryetare të Kuvendit”, ka thënë Kurti në Tëvë1.

“Me 1 maj është dashur të bëhen këto takime që po bëhen tani”, ka thënë Kurti tutje.

“Nëse ka dikush që ka dërgu letra për takime, që ka bërë kërkesa për të ulur bashkë, jemi pikërisht na”.

“Le ta provojmë njëherë të vetme votimin e fshehtë. Nëse Albulena Haxhiu nuk i fiton 61 vota ne e sjellim emrin tjetër. Se pari garancion nuk ka, nuk e dijmë, duhet ta bëjmë votimin e hapur. Është detyrë e jona që të gjejmë zgjidhje, ta kërkojmë zgjidhjen në votimin e fshehtë. Është dëm nëse nuk e provojmë votimin e fshehtë”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…