Krasniqi flet pas takimit me Osmanin, kërkon që LVV ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar dhe votimi të jetë i hapur

 

 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.

Krasniqi para mediave ka thënë se PDK është e gatshme ta luajë rolin e saj në zgjidhjen e krizës politike, transmeton KFVA.

“Edhe në këtë takim e rikonfirmova qëndrimin e PDK-së për të luajtur rolin tonë në zgjidhjen e krizës politike, sidomos edhe tash që e kemi qartësimin nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, ku e ka detyruar përveç tjerash edhe për gjetjen e kompromisit”, ka pohuar Krasniqi.

Kreu i PDK-së, tha që shpreson që konsultat me presidenten të jenë në funksion të gjetjes së një rrugëdaljes.

Ai potencoi se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se nuk mund të ndryshohet mënyra e votimi gjatë nisjes së procesit.

Krasniqi po ashtu kërkoi nga LVV që votimi të jetë i hapur dhe të sjellë një propozim tjetër për kryeparlamentar që do të mund ta merr shumicën

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…