by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se tema kryesore ishte bllokada në Kuvend dhe mënyrat për daljen nga kjo situatë.
Haradinaj theksoi shqetësimin e presidentes për kalimin e kohës dhe mungesën e përparimit, duke theksuar nevojën për kthimin e votimit të hapur për të arritur një kandidat konsensual.
Ai shtoi se, pavarësisht vendimit të gjykatës, situata mbetet e ngatërruar dhe se nuk dihet si do të tejkalohet bllokada aktuale.
“Tema ishte bllokada në Kuvend dhe si me dalë edhe pas vendimit të gjykatës. Presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt, afati është 30 ditor u interesua për mënyrën se si mundet me dalë nga kjo situatë Kosova. Ne kemi shpresuar që pas vendimit VV-ja do ta shfrytëzojë mundësinë për me kthyer në votim të hapur, ne kemi shpresuar që do të mbërrijmë tek një kandidat konsensual, por kemi ngecur tek ky komision që është i gabuar. Për çdo votë që nuk ka kaluar nuk është rikthyer në të kaluarën, çdo gjë që nuk ka kaluar në votim nuk është rikthyer. Kemi ngecur, nuk e di se si do të dalim prej kësaj. Qëllimet i kemi thënë në mënyrë që ta ndihmojmë gjendjen, kemi kërkuar të kthehet praktika e votimit të hapur dhe votimit. Një temë që ishte diskutuar është se çfarë ndodh pas 30 ditësh, gjykata e ka forcuar shumë vendimin.”
Haradinaj është lideri i katërt me radhë që sot e takoi Osmani.
Presidentja më herët ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuyrti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Osmani takoi liderët e partive parlamentare veç e veç, në përpjekje për të gjetur rrugën drejt daljes nga ngërçi politik në të cilin ka hyrë Kosova si pasojë e dështimit të konstituimit të Kuvendit
Është zbardhur dosja e Prokurorisë ndaj rastit të Agon Zejnullahut, i riu nga Lipjani që ndërroi jetë derisa ishte duke u prangosur nga pesë zyrtarë policor, mbrëmjen e 7 korrikut, shkruan KFVA. Gazeta ka publikuar dosjen e Prokurorisë ku thuhet se më 7 korrik 2025, rreth orës 00:10 në rrugën “Hajredin Bajrami” në
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 korrik 2025 ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit në këtë ministri, Besim Kamberaj, të cilët ngarkohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. “Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e plotë, në të
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, është deklaruar rreth një rasti ku sot në afërsi të ndërtesës së vjetër të komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion. Nga Drejtoria është thënë se zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord falë
Më 9 korrik 2025, Parlamenti Evropian miratoi raportin për Shqipërinë, duke konfirmuar mbështetjen për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Raporti, i miratuar me 502 vota pro nga 686 të pranishëm, vlerëson progresin e Shqipërisë në fusha kyçe dhe mbështet reformat që po kryhen, veçanërisht në konsolidimin e shtetit ligjor. Në