Dimal Basha kërkon që shpifja dhe fyerja të kriminalizohen

 

 

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka propozuar që shpifja të kriminalizohet dhe të kthehet në Kodin Penal të Kosovës.

Basha, në një postim në ‘Facebook’ e ka quajtur “hipokrizi” që Kusari ka kërkuar të ngritet padi ndaj mbështetësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Llugaliu, për veprën penale “ngacmimi”.

“E njëjta Flutur që e kishte kundërshtuar kriminalizimin e lirisë së shprehjes, përfundoi duke ushtru kallëzim penal për fyerje ndaj saj. Më shkurt, për të gjithë ne që ofendohemi në baza ditore duhet të vazhdojmë me ushtru padi civile, kurse Flutura me mbështetjen e shoqërisë civile e gazetarëve kishte kërkuar trajtim sui generis dhe që me fyerjet ndaj saj të merret Prokuroria. Me fjale tjera, Flutura, gazetarët dhe shoqëria civile kanë pritë që Prokuroria me i trajtu si kast superior i kësaj shoqnie, pra standard i dyfishtë, e me dy standarde nuk mbrohen të drejta – e as liri – por vetëm hipokrizi”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, shpifja duhet të normohet në Kodin Penal të Kosovës.

“Dikur edhe vetë kam besuar që rruga civile është rruga e duhur për trajtimin e fyerjes dhe shpifjes, mirëpo duke marrë parasysh ndikimin e rrjeteve sociale dhe rritjen eksponenciale të ofendimeve dhe shpifjeve, por edhe për ta parandaluar eskalimin e mëtejshëm nga keto ofendime e bullizime, por më se shumti si pasojë e mosndëshkueshmërisë nga sistemi i brishtë i drejtësisë, atëherë unë besoj se fyerjet dhe shpifjet duhet të kriminalizohen dhe të normohen në Kodin Penal, siç dhe është në plot vende evropiane”, ka shkruar ai.


Shpifja ishte e sanksionuar me Kodin Penal deri në mes të vitit 2012.

Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës 2003/25 i parashihte shpifjen dhe fyerjen si vepra penale dhe parashihte dënime me gjobë dhe me burgim deri në 3 muaj.

Mirëpo me shfuqizimin e këtij Kodi në korrik të vitit 2012, shpifja dhe fyerja trajtohen vetëm sa i përket përgjegjësisë civile.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…