by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një rast tronditës dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Patosit në Shqipëri. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se është përdhunuar sistematikisht që nga mosha 5-vjeçare, nga babai i saj, Zamir Meta.
36-vjecari e ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, duke e pohuar këtë me kokë. Sipas tij, kjo ka ndodhur vetëm njëherë, teksa mediat në Shqipëri raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se kjo ka ndodhur disa herë.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net, ka folur nëna e 12-vjeçares, Juela Meta. Ajo ka rrëfyer se fillimisht vajza ishte larguar nga shtëpia dhe se pastaj fqinjët e kishin dërguar në Polici, ku thotë se tek aty mori vesh se e bija po i përdhunohej nga babai i saj.
“Aty shkoj edhe unë me bashkëshortin dhe aty na marrin edhe në pyetje. Aty ishte edhe vajza. Arsyet pse ishte larguar vajza aty i mora vesh. Mora vesh se vajza tregonte se babai i saj e kishte prekur, që babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të. Nuk dija dicka më para”, rrëfen Metaj.
Ajo thotë se po ta dinte këtë më herët, do e kishte vrarë me duart e saj bashkëshortin që ta mbronte vajzën.
“Përdhunuesi që mua më ka përdhunuar evladin, unë nuk e dua më. Të kalbet në burg. Unë do e kisha vrarë vetë me duart e mia në mbrojtje të vajzës”, thotë tutje ajo.
Ajo ka treguar se vajza ndodhet aktualisht në Tiranë për rehabilitim.
“Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Mua më intereson vetëm shëndeti i vajzës, që të ma kthejnë vajzën”.
Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Siç raportohet, në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka kryer marrëdhënia seksuale vetëm një herë në makinë, derisa tha se po ktheheshin nga Tirana, duke e pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin. Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.
Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)