Kosovë Lajme

Vendosja e gurthemeleve për urat mbi Ibër, ndalohen 6 persona

 

 

Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë ceremonisë për vendosjen e gurthemeleve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Sinjali se personat u ndaluan për mosrespektim të urdhrave të policisë.

“Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje,” ka thënë Elshani./KFVA/