Urimi që lë gjurmë: Rina thyen heshtjen për Festimin, misteri i vdekjes ende i pazbardhur

Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment prekës në rrjetet sociale, duke publikuar një video emocionuese në përkujtim të partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi.

Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë të ndjera dhe imazhe të paharrueshme nga kujtimet e tyre të përbashkëta.

“Gëzuar ditëlindjen” shkroi Rina në postimin e saj, shkruan KFVA.

Festim Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e dizajnit dhe një boshllëk të madh në mesin e familjarëve, miqve dhe komunitetit artistik.

Kujtojmë se Isufi u gjet i pajetë më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë. Shkaqet e vdekjes nuk janë konfirmuar zyrtarisht./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…