Rama: Nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve – lehtësi për mijëra qytetarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të ndjeshme për mijëra qytetarë që kanë punuar në të dy vendet.

“Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut,” shkroi Rama, duke e shoqëruar postimin me simbolet e mirënjohjes dhe dashurisë për qytetarët, transmeton Periskopi.

Ai shprehu gjithashtu vlerësim dhe respekt për të gjithë ata që kanë kontribuar me punën e tyre larg vendit të origjinës:

“Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre,” përfundoi Rama.

Marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë është konsideruar një hap i rëndësishëm për mbrojtjen sociale të emigrantëve shqiptarë dhe italianë, duke iu mundësuar atyre që të përfitojnë pensionet në bazë të kontributeve të bëra në të dy shtetet.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…