Qytetarët e duan, abuzuesit e urrejnë – Lladrovci rikthehet për t’ia mbyllur derën të korruptuarve

 

Ramiz Lladrovci zyrtarisht ka shpallur rikandidimin për Kryetar të Komunës së Drenasit, pas shtatë viteve qeverisje të pakontestueshme, të cilat e kanë shndërruar këtë komunë në model të transparencës, barazisë dhe integritetit institucional në gjithë Kosovën dhe rajonin.

Sipas të dhënave nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare që monitorojnë qeverisjen lokale, Drenasi është shpallur komuna më transparente në vend, ndërsa Lladrovci është i vetmi kryetar në Kosovë që nuk ka asnjë aktakuzë, asnjë rast korrupsioni apo hetim penal gjatë gjithë mandateve të tij.

Jo vetëm kaq – ai është i pari në Kosovë dhe ndër të rrallët në Evropë që ka përfshirë 50% gra në pozita drejtuese brenda komunës, duke i dhënë fund dominimit gjinor dhe duke forcuar performancën e administratës përmes meritës dhe përfaqësimit të drejtë

Gjatë qeverisjes së tij, Lladrovci ka aplikuar rregull strikt dhe efikasitet në administratë, duke krijuar komunën e vetme në Kosovë ku zyrtarët respektojnë minutën e fundit të orarit të punës, një standard që ende nuk e arrin asnjë institucion tjetër publik në vend.

Përveç punës institucionale, Lladrovci është vlerësuar për angazhimin e tij ndaj vlerave kombëtare dhe përkrahjen konkrete për qytetarët, përmes:

Mirënjohjeve të ndara për kontributin në lirinë e Kosovës

Subvencioneve për fermerët dhe bujqit lokalë

Mbështetjes për gratë në zhvillimin e bizneseve të tyre

Bursave për të rinj e të reja të dalluar në arsim

Lladrovci ka qenë ndër të paktët liderë lokalë që ka luftuar hapur krimin dhe korrupsionin – madje edhe brenda vet institucioneve komunale, duke dëshmuar se nuk ka “të paprekshëm” kur bëhet fjalë për interesin publik.

Burimet tona brenda KFVA konfirmojnë se Lladrovci pritet të marrë mbështetjen më të madhe që një kandidat ka pasur ndonjëherë në Drenas, si pasojë e besimit që qytetarët kanë ndërtuar ndaj tij për shkak të rezultateve konkrete dhe integritetit të palëkundur.

Në një skenë politike të mbushur me akuza, premtime të pambajtura dhe interes personal, Lladrovci del si përjashtimi që ua dridh tokën kundërshtarëve – jo përmes fjalëve, por me bilancin që flet vetë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…