Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Merdarë – autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shmangin këtë drejtim

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, me datë 1 korrik, duke filluar nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarë serbë, të cilët pritet të pengojnë qarkullimin e lirë në këtë segment rrugor.

Për të shmangur vonesat dhe pengesat e mundshme në këtë rrugë, udhëtarët janë këshilluar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare alternative, deri në një njoftim të ri, transmeton KFVA.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në drejtim të PKK Merdarë, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për informata të mëtejshme, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:

045198000

045198606

Numri pa pagesë: 080050095

Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…