OVL-UÇK paralajmëron masa për bllokadën në Kuvend: Nuk luftuam për ngërçe politike, por për një Kosovë funksionale

 

 

Në një deklaratë të përbashkët, Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – bashkë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Shoqërinë “Lëvizja”, kanë ngritur alarmin për krizën institucionale që, sipas tyre, po thellohet si pasojë e një ngërçi politik të panevojshëm.

Në njoftimin në Facebook, thuhet se është e papranueshme që, në një kohë të krizës ekonomike, sociale dhe të sigurisë, partitë politike , e në veçanti partia fituese,  të qëndrojnë të ngurta ndaj përgjegjësive për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

“Ne nuk paragjykojmë askënd, por kur interesi shtetëror vihet në rrezik për shkak të mungesës së kompromisit dhe kryeneçësisë politike, atëherë ndjejmë për detyrë të ngremë zërin publikisht”, thuhet në reagim.

Organizatat u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme që respekton Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

“UÇK-ja nuk luftoi për ngërçe politike, por për një Kosovë të lirë dhe funksionale. Nëse situata vazhdon, ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të mbrojtur vlerat për të cilat u sakrifikua shumë”, thuhet tutje në njoftim

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…