Nis samiti në Shkup, Kurti prezent – mungon Vuçiq

 

 

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut,  në Shkup, ka nisur dita e dytë e samitit ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Ky samit, i cili ka filluar dje dhe po  vazhdon edhe sot, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda kuadrit të tregut të përbashkët rajonal, njofton KFVA.

Në mesin e pjesëmarrësve janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është prezent.

Ndërkohë edhe liderë të tjerë nga rajoni, e  përfaqësues të institucioneve evropiane dhe partnerë ndërkombëtarë janë të pranishëm.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…