by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së se Kina, Irani dhe Koreja e Veriut janë kërcënim për kontinentin dhe se ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj në Ukrainë.
“Si mbështetje për këtë amendament, para së gjithash dua të falënderoj Senatorin Cornyn për këtë amendament, i cili e bën shumë më të plotë propozimin. Sepse pa përfshirë atë që zoti Cornyn shtoi, siç e dini, do të ishte tërësisht i paplotë. Ky amendament shton një referencë për bashkëpunimin e Rusisë me Republikën Popullore të Kinës dhe Republikën Islamike të Iranit në luftën e saj kundër Ukrainës, gjë që meriton të përmendet krahas bashkëpunimit të saj me Korenë e Veriut.
Kina është partneri më i fuqishëm i Rusisë, ashtu si edhe Republika Islamike e Iranit, të cilat po minojnë jo vetëm sigurinë dhe luftën për lirinë e Ukrainës, por gjithashtu po minojnë sigurinë e Evropës. Kina jo vetëm që ka mbyllur sytë ndaj mizorive të luftës së Putinit kundër Ukrainës, por ka mbështetur ekonominë dhe zinxhirët e furnizimit të Rusisë, duke minuar sanksionet dhe duke siguruar që Rusia të vazhdojë të ketë akses në para dhe materiale të domosdoshme për pushtimin e saj”, tha Mediu,
“Ndërkohë, Irani e ka furnizuar Rusinë me qindra dronë vdekjeprurës që Kremlini i ka përdorur për të sulmuar civilët në Ukrainë, duke vrarë dhe gjymtuar njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar infrastrukturë kritike. Dua vetëm të shtoj se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit ka ndihmuar jo vetëm në stabilitetin në Lindjen e Mesme, por edhe në Evropë, si dhe ka forcuar faktorin ndëshkues ndaj Rusisë në raport me Ukrainën. E përgëzoj reporterin për përfshirjen e referencës për mbështetjen e Rusisë nga Bjellorusia dhe Koreja e Veriut, dhe i bëj thirrje kolegëve të mi ta mbështesin këtë amendament për të pasqyruar më mirë pamjen e gjerë të ndihmës së huaj që Putini ka marrë për agresionin e tij. Jetojmë në një kohë kur duhet ta kuptojmë dhe të kemi një panoramë të plotë se çfarë përbën kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën. Faleminderit!”, shtoi ai./KFVA/
Të hënën pritet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Rreziku i dehidrimit dhe goditjeve të nxehtësisë është i lartë, veçanërisht nëse qëndroni jashtë për kohë të gjatë. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, herë pas here me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi deri në 65 km/h, përcjell KFVA. Temperaturat do të
Ndonëse në Kushtetutën e Kosovës theksohet se dënimet e shqiptuara nga Dhomat e Specializuara për Kosovën duhet të mbahen jashtë Kosovës, avokatët kosovarë kërkojnë që kjo të ndryshohet. Faktori kryesor sipas tyre është arsyeja humane që ata të kryejnë dënimin në vendin e tyre. Në qendër të paraburgimit ish pjesëtarët e UÇK-së, të
12.8 milionë euro të taksapaguesve janë shpenzuar vjet për qira të institucioneve publike. Ani se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para ardhjes në pushtet e pati premtuar uljen e këtyre shpenzimeve, sipas raportit financiar për vitin 2024, ato janë rritur për 2.3 milionë euro nga viti 2021 dhe për 5 milionë krahasuar me vitin 2024.
Nëse doni të blini bostan, sigurohuni që nuk po e paguani si të ishte një varëse floriri! Në rrjetin e dyqaneve Viva Fresh, konkretisht në pikën e Drenasit, ka shpërthyer një skandal mashtrimi që ka trazuar konsumatorët: një bostan i zakonshëm po shitet me çmimin e domateve– por jo vetëm kaq. Sipas një etikete