Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake, është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

 

 

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se nuk sheh asnjë rrezik real për një sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar se prania e NATO-s dhe KFOR-it është një faktor kyç që garanton sigurinë.

Moore theksoi se situata aktuale nuk e favorizon tensionin ushtarak.

“Unë nuk parashikoj asnjë lëvizje apo manovër ushtarake nga Serbia. Serbia është shumë e ndërgjegjshme për rolin e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë,” u shpreh ai.

Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthimin e një konflikti të ri në rajon, derisa ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë që ai nuk do të shohë konflikte të tjera në botë. Nëse do të këtë ndonjë konflikt, të jeni të sigurt se SHBA-të do të gjejnë mënyrën për t’u angazhuar dhe për ta parandaluar. SHBA-ja nuk është e interesuar në konflikte që vazhdojnë pafundësisht pa ndonjë përfundim të qartë, ose pa ndonjë qëllim të qartë”.

Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik në Prishtinë e pengon përparimin: “Kosova nuk ka parlament të ri, nuk ka kryetar kuvendi dhe opozita nuk po bashkohet. Me shumë gjasa do të ketë zgjedhje në tetor, por deri atëherë nuk shoh projekt serioz për dialogun.”

Moore për A2 CNN  theksoi se pavarësisht krizës politike, nuk ka vend për panik: “KFOR-i është aty dhe nuk do të ketë luftë.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…