MEKA HALAL FOOD: Kur shpifjet bien, nderi qëndron në këmbë! Piraj paralajmëron padi kundër portaleve – e vërteta triumfon!

 

 

Në një klimë ku portale të caktuara i fryjnë zjarrit të shpifjeve me qëllim dëmtimin e reputacionit të bizneseve shqiptare, ka emra që nuk ulin kokën. Një prej tyre është Burim Piraj – njeriu që ndërtoi me djersë dhe dinjitet njërën nga kompanitë më të fuqishme të industrisë ushqimore në vend: MEKA HALAL FOOD.

Pas një vale të ulët shpifjesh që tentuan të njollosin imazhin e tij dhe të kompanisë, reagimi zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shuar çdo dyshim: asnjë parregullsi, asnjë shkelje, asnjë pikë hije mbi MEKA-n.

Por portale qëllimkëqija, të ushqyera nga interesa të ulëta, refuzuan të kërkojnë falje, refuzuan të tërhiqnin gënjeshtrat. Tani, Burim Piraj ka një mesazh të qartë: “Drejtësia do të veprojë. Do të ketë padi penale dhe civile ndaj kujtdo që ka shpifur dhe përhapur gënjeshtra me qëllim dëmtimin tim moral dhe komercial.”

Kjo nuk është vetëm betejë për të pastruar një emër. Kjo është betejë për çdo biznes që punon ndershëm, për çdo qytetar që beson në drejtësi, dhe për çdo konsumator që meriton të dijë të vërtetën.

MEKA HALAL FOOD nuk është një emër i rastësishëm. Është kompani që garanton standardin, pastërtinë dhe sigurinë e ushqimit. Është firma që Burim Piraj e mban me përgjegjësi, duke mos lejuar asnjë produkt të dalë në treg pa kaluar nëpër duart e besimit të tij.

“Unë nuk shes asgjë që nuk e ha vetë me familjen time” – ky është betimi që Burimi e bën me dorë në zemër dhe me emrin e Zotit në gojë.

Ndaj shpifësve, ai nuk ka mallkime. Ka fakte, ligj dhe drejtësi.

Ndaj konsumatorëve, ai ka vetëm një mesazh:

“Do jem gjithmonë në anën tuaj, sepse ju më keni ndërtuar me besim.”

Kur ndershmëria sfidon shpifjen, fiton ajo që nuk blihet: NDERI.

MEKA HALAL FOOD qëndron. Burim Piraj nuk trembet. Shpifjet bien. E vërteta del gjithmonë mbi ujë.

Zoti është Dëshmitar. Ligji do të flasë.

E portaleve që i dhanë gojës pa dhënë llogari – dita e tyre po vjen.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…