by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kur politika nuk ka zgjidhje për realitetin, shpik një krizë që e kontrollon vetë. Manovra e tymnajës që ndryshe quhet politika e perdeve të tymit, botërisht njihet si një strategji klasike ku një temë e ndjeshme, shpesh e polarizuese si regjistrimi i popullsisë, përdoret për të devijuar vëmendjen nga krizat reale, për të krijuar tension artificial, ose për të rikthyer në qendër të vëmendjes një aktor politik që po zbehet në opinionin publik.
Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, regjistrimi i popullsisë nuk është thjesht një proces statistikor—është një instrument i fuqishëm politik, sepse nga numrat varen të drejtat gjuhësore, përfaqësimi institucional dhe vetë balanca ndëretnike. Kjo e bën terrenin të përkryer për të ndezur emocione, për të krijuar ndasi dhe për të prodhuar zhurmë që mbulon dështimet në fusha të tjera.
Në këtë rast, mund të thuhet se regjistrimi është shndërruar në një “teatër të kontrolluar tensioni”, ku atë që e deklaron Kryeministri Mickoski, ia mbështet, mbron dhe vulos zv. Kryeministri Mexhiti, ndërsa publiku shikon një dramë të njohur, ku statistika bëhet spektakël, në një vend ku mungojnë investimet, drejtësia është në koma dhe korrupsioni ka marrë statusin e trashëgimisë kulturore, ndërsa politika për të mbajtur vëmendjen e publikut rikthen regjistrimin e popullsisë si dramë kombëtare. Sepse kur nuk ke zgjidhje për realitetin, shpik një krizë që e kontrollon vetë. Një “manovër tymnaje” që nuk ka për qëllim të zgjidhë asgjë, por të krijojë mjegull, tension dhe mbi të gjitha, një temë për të cilën të gjithë mund të zihen, ndërsa pushteti vazhdon punën e vet në heshtje.
Ta kujtojmë vitin 2011, kur regjistrimi u ndërpre me skena që do t’i kishin zili edhe serialet turke. Apo vitin 2021, kur regjistrimi u kthye në një betejë virtuale për “klikime patriotike”. Dhe tani, në vitin 2025, kemi versionin e tretë: Pjesën e dytë (vtoro polluvreme) e fitojmë ne.
Sa për të ilustruar madhështinë e absurditetit do ta ndajmë një tregim të vogël: Njëherë e një kohë, në një fshat të vogël, banorët u mblodhën për të numëruar veten. Por çdo herë që dikush thoshte “jemi pesë”, dikush tjetër thoshte “jo, jemi katër, se ai nuk flet gjuhën time”. Pastaj dikush tjetër thoshte “jemi gjashtë, se kam një kushëri që vjen për Bajram”. Në fund, askush nuk u numërua, por të gjithë u ndjenë të fyer. Dhe ndërkohë, kryeplaku ndërtoi një vilë të re me fondet e regjistrimit.
Mos u çuditni, sepse tymi vërtetë funksionon. Kur qytetarët merren me numra, askush nuk pyet për tenderët, as për argumentet e 150 ndërtimeve pa leje. Kur flitet për përqindje, askush nuk sheh përqindjen e papunësisë dhe sa shqiptarë janë larguar nga puna. Dhe kur politika e kthen regjistrimin në betejë identitare, ajo fiton kohë, kontroll dhe më e rëndësishmja, protagonizëm.
Në fund të ditës, regjistrimi nuk është më për të ditur sa jemi, por për të harruar kush jemi.
G.A.
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)