“Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq!

 

 

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka kërcënuar hapur se mund të dërgojë disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit të tij në Francë. Deklarata e pazakontë erdhi pas një sfilate në Javën e Modës në Paris, ku disa modele me veshje që ngjanin me uniformat e të burgosurve në qendrën famëkeqe CECOT, kritikonin trajtimin çnjerëzor të të burgosurve.

“Jemi gati t’ua dërgojmë të gjithëve në Paris sapo të kemi dritën jeshile nga qeveria franceze,” shkroi Bukele në një postim në X, duke akuzuar organizatorët se po ‘glorifikojnë kriminelët’. Më tej ai publikoi edhe një video ku shfaqej një grua duke qarë pasi ishte ngacmuar në Paris, duke e shoqëruar me komentin: “Kjo është pasoja e glorifikimit të kriminelëve në Paris. Kush fal ujkun, sakrifikon delet.”

Postimi i dytë tërhoqi vëmendjen e themeluesit të X, Elon Musk, i cili e ripostoi duke dhënë pëlqimin e tij. Sipas zëdhënësit të presidentit, reagimi i Bukeles tregon ‘qëndrimin e tij të palëkundur kundër përpjekjeve për të idealizuar kriminalitetin’, shkruan A2 CNN.

Sfilata e dizajnerit Willy Chavarria, me bashkëpunimin e ACLU, solli 36 meshkuj me veshje që rikujtonin fotot nga mega-burgu i Salvadorit, ku mijëra anëtarë bandash si MS-13 dhe 18th Street mbahen në kushte të ashpra. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…