Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

 

 

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është deklaruar pas hedhjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, duke thënë edhe ura aktuale do të hapet, transmeton KFVA.

Ai po ashtu deklaroi se hapja e kësaj ure varet edhe prej karabinierëve italianë që qëndrojnë aty, duke shtuar se ‘‘nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd’’.

‘‘Ura aktuale do të hapet po ashtu. Aty siç e din i janë karabinierët italianë. Prej neve është kërkuar që t’i bëjmë matjet e nevojshme në mënyrë që të vlerësohet qëndrueshmëria e urës. Matjet i kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Prandaj sa më parë që të hapet, aq më e arsyeshme është. Kur do të hapet, kjo varet edhe nga karabinierët italianë, ne nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd, përfshirë edhe karabinierët italianë. Prandaj edhe po i presim kur edhe ata të binden siç jemi të bindur edhe ne që ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar’’, ka deklaruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…