Kryeministrja e Tajlandës pezullohet nga detyra për një telefonatë

 

 

Një bisedë telefonike i ka kushtuar postin kryeministres së Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, të paktën përkohësisht. “BBC” shkruan se Gjykata Kushtetuese e Tajlandës e ka pezulluar kryeministren Shinawatra nga detyra për shkak të bisedës së saj telefonike me ish-liderin kamboxhian Hun Sen, të publikuar në media. Ndërkohë ende po shqyrtohet nëse do të shkarkohet përfundimisht apo jo.

Në këtë bisedë telefonike ajo e quante ish-liderin e Kamboxhias “xhaxha” ndërsa kritikonte një komandant ushtarak tajlandez. Për shkak të kësaj, kjo bisedë shkaktoi zemërim publik dhe kryeministrja u vendos nën presion për të dhënë dorëheqjen. Paralelisht një peticion u nënshkrua për shkarkimin e saj, të cilin gjykata po e shqyrton tani.

Kjo mund ta bëjë që politikania e tretë e familjes së fuqishme Shinawatra – i cili ka dominuar politikën tajlandeze për dy dekadat e fundit – të humbasë pushtetin para se të përfundojë mandatin.
Koalicioni i saj qeverisës tashmë ka përçarje dhe është zvogëluar, pasi një aleat kyç konservator e braktisi atë dy javë më parë.

Gjykata Kushtetuese sipas “BBC”-së votoi 7-2 për ta pezulluar atë nga detyra, ndërsa ende po shqyrtojnë çështjen për shkarkimin e saj dhe Shinawatra ka 15 ditë për të paraqitur mbrojtjen e saj. Megjithatë, ajo do të mbetet në kabinet si ministre e kulturës, post që e mori pas një riorganizimi të kabinetit që u miratua disa orë para se ajo të pezullohej.

Kryeministrja para se të pezullohej kërkoi përsëri falje publike të martën, duke u shprehur se qëllimi i telefonatës së saj me ish-liderin Hun Sen ishte “më shumë se 100%… për vendin”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…