Kadrijaj: Kurti dhe partia e tij po e shkelin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

 

 

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë me dije se kryetar i VV-së, Albin Kurti dhe partia e tij po e shkelin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka vlerësuar se duke mos e zbatuar këtë aktgjykim, partia që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon konstituimin e Kuvendit.

Në një prononcim për “Front Online”, ajo ka thënë se Kurti duhet të reflektojë.

“Kurti e ka thirr takimin veç me thanë që u thirr, se partitë ish opozitare kanë ofruar alternativa. Vendimi i Kushtetutës ka qenë që ti kthehemi formave të vjetra me votim të hapur, pa konsultime e aprovime si VV. Në kundërshtim me Kushtetutën, VV-ja ka vazhduar në formën e njëjtë dhe nuk ka reflektuar. VV mund ta zhbllokojë, por Kurti dhe partia e tij po e shkelin vendimin e Kushtetutës dhe po e pengojnë konstituimin”, është shprehur Kadrijaj

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…