Bllokohet rruga drejt Jarinjës nga qytetarë serbë

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka dalë me një tjetër njoftim rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të fundit, QKMK ka thën se ka informata nga disa qytetarë se magjistralja në drejtim të Jarinjes është bllokuar nga disa qytetarë serbë, shkruan KFVA.

“…ne e kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël sepse kemi informata se veq nga Qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet. Për momentin nuk është asnjë kamion dhe asnjë automjet në hyrje të RKS”, thuhet në njoftim.

Më herët ishte e bllokuar rruga që çon për në Merdare, mirëpo pas përfundimit të bllokadës nga protestuesit serbë rruga u lirua për qarkullim nga të dy anët./Reporteri.net

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…