Bahtiri me lopatë në dorë: Kogja kom hjek për këtë far ure

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur gurthemelin për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, afër urës kryesore atje.

Bashkë me Kurtin është parë edhe Liburn Aliu ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, po ashtu Faton Peci, dhe Elbert Krasniqi ministër në detyrë i ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal.

Pos tyre, me ta është parë edhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri, dikur kryetar i Mitrovicës.

Derisa po hidhej gurthemeli, Bahtiri në një moment me lopatë në dorë tha ”kogja kam hjek për këtë far ure”.

I shpejt ishte reagimi nga Krasniqi i cili i tha “Shakiren s’na ke pru”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…