Vijon i nxehti përvëlues në Europë, meteorologët: Temperatura të paprecedenta

 

 

Pjesë të mëdha të Evropës vazhdon të jetë e prekur nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura në mes të 30-ave deri në 40oC dhe një sërë alarmesh shëndetësore dhe mjedisore të lëshuara në të gjithë kontinentin, veçanërisht në pjesën jugore të tij.

Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja, në veçanti, kanë parë mot ekstrem gjatë fundjavës dhe ka të ngjarë që ato kushte të vazhdojnë edhe sot.

Ja si paraqiten temperaturat në qytetet kryesore europiane: Roma, Madridi dhe Bolonja 36oC , Athina dhe Napoli 35oC, Lisbonë 34oC, Zagreb 33oC, Paris 32oC, Londër 31oC.

Ka zona ku temperaturat do të arrijnë edhe në 40oC, siç është rajoni i Extremadurës në Spanjë.

Në Itali, 27 qytete ishin në gatishmëri të lartë të dielën. Në Francë, 84 nga 96 departamentet kontinentale të vendit janë në alarmin e dytë më të lartë “portokalli” për nxehtësinë, raportoi AFP.

“Kjo është e paprecedentë,” tha Agner Pannier-Runacher, ministrja e tranzicionit të ekologjisë në Francë.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…