VIDEO| “Mos dilni nga shtëpitë!” Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati

 

 

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji i lumit ka vërshuar në rrugët e qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe duke detyruar autoritetet të shpallin alarm maksimal, pothuajse dy vite pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023.

Kryetarja e Bashkisë, Chiara Rossetti, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë urave dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme: “Mos dilni nga shtëpia, mos përdorni makinën dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale,” tha ajo, shkruan KFVA.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara nga uji dhe dëme materiale. Përmbytje kanë ndodhur edhe në autostradën A32 Torino-Bardonecchia, ku është mbyllur dalja për në zonën turistike në të dy drejtimet. Ndërkohë, edhe lumi Dora ka dalë nga shtrati në pjesën e poshtme të qytetit, duke përmbytur dhe rrugën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…