“Tony Montana” shqiptar bie në Itali: Drogë me fytyrën e Al Pacinos

 

 

Një sasi prej 27 kilogramësh lëndë narkotike është zbuluar nga autoritetet italiane në një apartament në Vigevano, në veri të Italisë.

Droga u zbulua pas një operacioni të Karabinierëve të Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Xhenovës. Gjatë hetimeve, policia kishte vërejtur sjellje të dyshimta nga një 29-vjeçar shqiptar, të cilin e ndoqën deri te banesa e tij.

Pasi e ndaluan, atij iu gjetën 58 gramë kokainë në posedim, çka çoi në një kontroll të detajuar në apartament.Në banesë u gjetën 22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako, të cilat ndodheshin brenda një frigoriferi.

Përveç kësaj, u zbuluan edhe 5 kilogramë kokainë, të fshehura në vende të ndryshme dhe të vulosura me imazhin e aktorit Al Pacino në rolin e tij në filmin “Scarface”, një simbol që përdoret shpesh nga trafikantët për të shënuar mallin.

Po ashtu, efektivët sekuestruan rreth 7 mijë euro në para të gatshme, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

29-vjeçari u arrestua menjëherë dhe është dërguar në burgun e Pavias. Hetimet ndaj tij janë ende në zhvillim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…