by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.
Kështu bën me dije Ministria e Mbrojtjes në bilancin e saj ditor, shkruan KFVA..
Këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit. Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale
Në Bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave.
Një tjetër vatër u evidentua në dy puse nafte, në fshatin Kozare, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kuçovë me 2 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë, MZSH Berat me 2 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë, 4 foca policore dhe 6 forca bashkiake, të cilët punuan për shuarjen e tij. Si pasojë, u dëmtuan 2 elektromotorrë të 2 puseve të naftës. Shkaku i rënies së zjarrit është bërë këputja e telave të tensionit të ulët.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale.
Gjithashtu, nga Forcat e Armatosura u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 14 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.
Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Një zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Qytetin e Gazës dhe lagjet përreth nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të huaja, sistemi i mbështetur nga OKB-ja dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes ka deklaruar vetëm katër raste të tjera urie që nga
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare PDK, LDK dhe AAK se po e mbajnë peng konstituimin e Kuvendit për ta penguar ardhjen e Qeverisë Kurti 3. Haxhiu i quajti “opozitë të çoroditur” këto parti, duke i akuzuar se po bëjnë çmos për ta penguar konstituimin e Kuvendit. “Ju kujtohet që
Deputetja e VV’së, Donika Gërvalla, ka folur rreth mospjesëmarrjes në votim të deputetes tjetër të kësaj partie, Shqipe Selimit, në seancën kur emri i saj u hodh në votim për Kryeparlamentare. Gërvalla tha se nuk ka pasur debat në grupin e VV’së rreth kandidimit të saj, teksa vendimin e saj për të mos
Deputeti i LDK`së Krenar Xhaferi ka thënë se asnjëherë nuk ka votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot kundër Hekuran Muratit. Për këtë ai ka thënë se ka disa arsye. Reagimi i plotë: Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me