• Fri. Oct 10th, 2025

Nga 1 korriku edhe Policia e Kosovës patrullon në Shqipëri

Bykfvanews

Jun 30, 2025

 

 

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 do të nisë zyrtarisht patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.

Ky zhvillim vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe homologu i tij nga Kosova, Gazmend Hoxha.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *