Ndryshon pagesa për siguracionet në Kosovë, paguan më pak nëse s’ke aksidente

 

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus në sektorin e sigurimeve, lidhur me sigurimin e detyrueshëm ndaj auto-përgjegjësisë, në pajtim me autorizimet ligjore.

Sipas njoftimit, plotësim ndryshimi i Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus ka adresuar çështjen e aplikimit të një shkallë më të ulët të bonusit me rastin e vonesës së regjistrimit të automjetit, e që kërkonte që i siguruari të paguajë prim më të lartë të sigurimit, megjithëse nuk ka pasur aksident të raportuar në trafik.

“Rregullorja e ndryshuar është miratuar në mbledhjen e Bordit të BQK-së të datës 25 qershor 2025, me efekt nga data 4 gusht 2025, për të siguruar kohën e nevojshme për zbatim në aspektin teknik në sistemin informatik që administrohet nga Byroja Kosovare e Sigurimit, në pajtim me kompetencat e ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas BQK-së, në kuadër të procesit të rishikimit të kësaj rregulloreje është konsideruar edhe komunikimi zyrtar me Avokatin e Popullit.

“BQK sipas mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, në funksion të zbatimit të mandatit të saj, duke përfshirë zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm dhe efikas të sigurimeve që siguron mbrojtjen së policëmbajtësve”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…