by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar sot lajmin e gëzueshëm se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.
Lajmi është bërë i ditur nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Ambasada ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen Hajzeraj.
“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftim.
Ambasada ka shprehur gëzimin që gjithçka përfundoi me sukses dhe se Arta tashmë është sërish pranë familjes së saj./KFVA/
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan po qëndron për vizitë në Kosovë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas seancës së sotme konstituive tha se për shkak që do të udhëtojë, me zyrtarin e lartë të DASh-it do të takohet shefja e grupit parlamentar e kësaj partie,
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të 46-të të seancës konstituive. Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit. “Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk
Ka dështuar edhe përpjekja e 46 për konstituimin e ligjeslaturës së nëntë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Në sallë sot ishin të pranishëm 82, ku prej tyre votuan 43 për Komisionin e Fshehtë. Kundër dhe abstenime s’kishte. Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të martën në ora 11:00.
Në bregdetin e Himarës një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël me lëvizjet e tyre. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon. “Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama. Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e