Kufijtë mbyllen për gjedhët italiane: Sëmundja e lëkurës ndez alarmin veterinar

 

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona  e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë, pas konfirmimit të  shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga AUV-i, ku në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme per të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.

Tutje bëhet e ditur se obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se  shëndetit të kafshëve në Kosovë.

“Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkurë. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më  aktive janë në periudhën  e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së  hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…