by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se ka vendosur ndalimin e importit të gjedheve dhe nënprodukteve të tyre nga zona e Lombardisë, Itali, pas shpërthimit të sëmundjes LSD në atë zonë.
Masa e ndalesës është e përkohshme dhe ka synim ndalimin e përhapjes së sëmundjes, tha AUV.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendos masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës. Në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerr masën e ndalesës së përkohshme për ta penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se shëndetit ë kafshëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AUV.
Sëmundja LSD apo gungore e lëkurës, është sëmundje virale e gjedhit, ku karakteristika tipike jaë gungat në lëkurë. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që janë aktive më tepër në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme.
Sëmundja nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.
“Sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake, përveç gjedhit (lopë, buallica). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes. Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes”, thuhet nga AUV./KFVA/
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan po qëndron për vizitë në Kosovë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas seancës së sotme konstituive tha se për shkak që do të udhëtojë, me zyrtarin e lartë të DASh-it do të takohet shefja e grupit parlamentar e kësaj partie,
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të 46-të të seancës konstituive. Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit. “Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk
Ka dështuar edhe përpjekja e 46 për konstituimin e ligjeslaturës së nëntë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Në sallë sot ishin të pranishëm 82, ku prej tyre votuan 43 për Komisionin e Fshehtë. Kundër dhe abstenime s’kishte. Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të martën në ora 11:00.
Në bregdetin e Himarës një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël me lëvizjet e tyre. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon. “Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama. Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e