Izraeli dhe Siria fillojnë bisedimet për normalizim marrëdhëniesh, kërkesat janë të plotësueshme

 

 

Shteti hebre dhe Siria pa regjimin e Assadit janë duke tentuar të normalizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore, në dritë të zhvillimeve të shumta në Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit, përcjell KFVA.


Sipas gazetës së njohur The Times of Israel, Siria nën udhëheqjen e Ahmed al-Sharaa është shumë e interesuar që të vendosë raporte normale me Izraelin.

Kërkesa e kahmotshme e Sirisë që trupat izraelite të largohen nga Rrafshnaltat e Golanit, që dikur ishin pjesë e Sirisë, nuk është më problematike. Siria raportohet se nuk ka më pretendime në këtë zonë.

Më tej, gjithnjë sipas The Times of Israel, Siria kërkon vetëm njohjen e qeverisë së re siriane nga Izraeli, si dhe largimin e ushtrisë izraelite nga disa zona jugore në të cilat është vendosur që nga janari.

Po ashtu, Siria kërkon garanca të sigurisë në kufirin me Izraelin dhe po ashtu mbështetjen e SHBA-së në këtë proces të vendosjes së marrëdhënieve./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…