Fermerët paralajmërojnë protesta para Ministrisë së Bujqësisë, të pakënaqur me çmimin e grurit

Kjo siç thonë organizatorët, për të kundërshtuar çmimin prej 17 cent për kilogram të grurit, vendim që po cilësohet si i padrejtë dhe i papërballueshëm për kushtet aktuale ekonomike, transmeton KFVA.

”Ftohen fermerët nga e gjithë Kosova që të marrin pjesë në protestën e organizuar për datën 2 korrik 2025, e mërkure, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.

Përmes daljes së bujqve para objektit të MBPZhR-së do të shprehet pakënaqësia e thellë për përcakimin e çmimit prej 17 cent për kilogram të grurit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, gjë që vlersojmë se është shumë e ulët pas parasysh situatën ekonomike, inflackonin por edhe vështirësotë me të cilat ballafaqohen fermerër kosovarë.

Pasi kjo çështje prek secilin fermer ftojmë që të na bashkoheni sa më në numër”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesit të fermerëve të Lipjanit.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…