by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që tërheqë vendin nga Konventa e Otavës, e cila ndalon prodhimin dhe përdorimin e minave kundër personelit.
Ukraina e ratifikoi konventën në vitin dymijepesë.
“Mbështetni propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës për tërheqjen e Ukrainës nga Konventa për ndalimin e përdorimit, magazinimit, prodhimit dhe transferimit të minave kundër personelit dhe për shkatërrimin e tyre të tetëmbëdhjetë shtatorit njëmijenëntëqindenëntëdhejteshtatë”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen e internetit të Zelensky.
Përfaqësuesi i lartë ukrainas, Roman Kostenko, deklaroi se miratimi parlamentar është ende i nevojshëm për t’u tërhequr nga marrëveshja.
“Ky është një hap që realiteti i luftës e ka kërkuar prej kohësh. Rusia nuk është palë në këtë Konventë dhe po përdor masivisht mina kundër ushtarëve dhe civilëve tanë”, tha Kostenko, sekretar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe inteligjencën, në faqen e tij në Facebook.
“Ne nuk mund të mbetemi të detyruar në një mjedis ku armiku nuk ka kufizime”, shtoi ai, duke theksuar se vendimi legjislativ duhet më në fund të rivendosë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur në mënyrë efektive territorin e saj.
Rusia ka rritur operacionet ofensive në Ukrainë në muajt e fundit, duke përdorur epërsi të konsiderueshme numerike. Kostenko nuk tha se kur do të diskutohet kjo çështje në parlament.
Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet njëzetetetë deri në tridhjeteshtatë gradë Celsius. Apelohet për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të
PSG mposhti Inter Miamin me rezultat të thellë prej 4-0, dhe u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube. Pas ndeshjes, sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, realizoi një foto me ish-bashkëlojtarin e tij, yllin argjetninas Leo Messi, ku ia mori fanellën sulmuesit argjentinas. Përveç bluzës, Dembele ia mori Messit edhe takat
Një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, me autoritetet në shumë vende që lëshojnë paralajmërime shëndetësore mes temperaturave përvëluese.Spanja Jugore është rajoni më i prekur, me temperatura në mesin e 40-tave Celsius të regjistruara në Sevila dhe zonat fqinje, transmeton KFVA. Një rekord i ri nxehtësie për
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një interviste për Fox News këtë pasdite. Në një diskutim tipik të gjerë, presidenti amerikan preku situatën në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.Duke folur me Maria Bartiromo, ai tha se programi bërthamor i Iranit është “zhdukur siç askush nuk e ka parë kurrë më parë” pasi aeroplanët