Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Ferizaj, ku një person humbi jetën. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, viktima është i moshës 28-vjeçare.

“Ferizaj, 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale.  Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit policor.

Sakaq, sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit.

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

Related Posts