Tërmet në Maqedoninë e Veriut

 

 

Një tërmet është ndjerë sot në mëngjes në Vallandovë dhe rrethinë me fuqi prej 3,3 ballë sipas Magnitudës Lokale të Rihterit, njoftoi Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë territorin e shtetit, të mirëmbajtura nga Opservatori Sizmologjik, e regjistroi tërmetin sot në mëngjes në orën 5:45 minuta epiqendra e të cilit rrjedh nga rajoni epiqendror Vallandovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

Sipas të dhënave me të cilat disponon Opservatori, tërmeti është ndjerë në Vallandovë dhe rrethinë me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…