Moti në Kosovë – temperatura përvëluese

 

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet njëzetetetë deri në tridhjeteshtatë gradë Celsius.

Apelohet për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet njëmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga njëzetenëntë deri në tridhjetetre gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

E martë

Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet katërmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga njëzetetetë deri në tridhjetedy gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E mërkurë

Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga dhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet njëzetenëntë deri tridhjetetre gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tre metra për sekondë.

E enjte

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë nga tridhjetenjë deri në tridhjetepesë gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dymbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga tridhjetedy deri në tridhjeteshtatë gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi një deri në shtatë metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti hidrometeorologjik i Kosovës./KFVA/

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…